Shkup, mbahet Samiti Ekonomik Ballkanik i organizuar nga shoqata ¸é±«²Ñ·¡³¢Ä°³§Ä°´¡¶Ù
Ulusoy, ambasadori turk në Shkup, në fjalën e tij në samit theksoi se Turqia dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende mike dhe aleate që kanë lidhje të thella historike dhe kulturore, si dhe marrëdhënie të nivelit të lartë

Shkup
Në kryeqytetin Shkup të Maqedonisë së Veriut është mbajtur Samiti i 9-të Ekonomik Ballkanik i organizuar nga Shoqata e Biznesmenëve dhe Industrialistëve me Origjinë nga Rumelia, me seli në Bursa (¸é±«²Ñ·¡³¢Ä°³§Ä°´¡¶Ù), transmeton Anadolu.
Ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, në fjalën e tij në samit theksoi se Turqia dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende mike dhe aleate që kanë lidhje të thella historike dhe kulturore, si dhe marrëdhënie të nivelit të lartë. Ai theksoi se kohëve të fundit marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar edhe më tej në çdo aspekt.
Ulusoy përmendi vizitën e kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski në fund të shkurtit në Stamboll për t'u takuar me presidentin Recep Tayyip ErdoÄŸan dhe deklarata e përbashkët politike e nënshkruar gjatë kësaj vizite për krijimin e një këshilli bashkëpunimi të nivelit të lartë e ka çuar marrëdhënien mes dy vendeve në nivelin e partneritetit strategjik.
"Turqia, me mbështetjen që jep pothuajse në çdo fushë si tregtia, mbrojtja, energjia, infrastruktura, bujqësia, turizmi, arsimi, kultura dhe shëndetësia, vazhdon të mbajë me krenari vendin e saj ndër partnerët më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut. Produktet turke në Maqedoninë e Veriut pëlqehen shumë për shkak të cilësisë, dizajnit dhe çmimit të arsyeshëm. Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë sonë i është afruar nivelit prej 1 miliard dollarësh dhe Turqia është shteti i 6-të më i madh importues për Maqedoninë e Veriut. Ne kemi një vullnet të përbashkët për ta çuar këtë shifër në 2 miliardë dollarë", tha Ulusoy.
Ambasadori Ulusoy theksoi se investitorët turq vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhënie ekonomike pa ndërprerje me Maqedoninë e Veriut:
“Shuma e përgjithshme e investimeve të kompanive tona është rreth 2 miliardë dollarë dhe ato ofrojnë punësim për 10 mijë qytetarë të këtij vendi të bukur, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij. Ne i inkurajojmë të gjithë biznesmenët turq të investojnë në këtë vend miqësor dhe vëllazeror dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë", tha ai.
Thirrje për bashkëpunim ekonomik nga ministrat e Maqedonisë së Veriut
Zv/kryeministri dhe ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Izet Mexhiti, tha se Turqia është një vend i afërt dhe mik dhe se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy shteteve po forcohen vazhdimisht. Ai theksoi rëndësinë e komunitetit turk në vend dhe praninë e komunitetit në institucionet shtetërore.
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, nga ana e tij, tha se marrëdhëniet me Turqinë janë të sinqerta, dinamike, strategjike dhe të orientuara drejt së ardhmes.
“Si dikush që ka pasur mundësinë të arsimohen në Turqi, e vlerësoj nga zemra afërsinë dhe mbështetjen reciproke që ofrojnë vendet tona. Si Ministri për Çështje Evropiane, jemi të vendosur të krijojmë një mjedis të favorshëm për investitorët dhe të zhvillojmë ekonominë tonë sipas standardeve evropiane. Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut është një objektiv strategjik dhe bashkëpunimi ekonomik me investitorët e huaj është kyç për suksesin e këtij qëllimi", tha Murtezani.
Ndërkaq, ministrja e Energjisë dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozinovska, theksoi rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik për përparimin e vendeve.
“Marrëdhëniet ekonomike e kulturore me Ballkanin janë thelluar”
Kryetari i shoqatës ¸é±«²Ñ·¡³¢Ä°³§Ä°´¡¶Ù, Murat Evke, tha se biznesmenët me prejardhje nga Rumelia, me investimet e tyre nga Bursa në 38 vende, ofrojnë punësim për mbi 60 mijë persona.
“Samitet Ekonomike Ballkanike janë adresë e projekteve konkrete dhe partneriteteve reale. Forumi i Investimeve në Ballkan, i filluar në samitin e 7-të, ka hapur rrugën për 120 milionë dollarë investime të reja midis Ballkanit dhe Turqisë. Këto histori suksesi janë dëshmia më e bukur e bashkëpunimit dhe begatisë që vjen nga uniteti. Marrëdhëniet tona ekonomike e kulturore me Ballkanin janë thelluar edhe më shumë", tha Evke.
Ai njoftoi se në Samitin e 9-të Ekonomik Ballkanik do të flitet për synime më të mëdha dhe partneritete të reja, duke u frymëzuar nga sukseset e së kaluarës.
"Shoqata jonë gjithmonë është e hapur për të rinjtë, gratë sipërmarrëse dhe të gjithë anëtarët tanë. Do të vazhdojmë të punojmë, të prodhojmë dhe të ndajmë me qëllim që të lëmë një trashëgimi më të fortë për brezat e ardhshëm", shtoi ai.
Investimet e reja, një hap drejt së ardhmes
Konsulli i Nderit i Maqedonisë së Veriut në Bursa, Halil Bexheti, tha se marrëdhëniet e thella dhe miqësore midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut janë shndërruar në një model bashkëpunimi për Ballkanin. Ai theksoi se ky samit do të sjellë projekte të reja të përbashkëta dhe mundësi investimi.
Gjithashtu edhe ryetari i Bordit të Grupit të Kompanive Åžahterm, Faruk Åžahin, njoftoi se fabrika që do të fillojë ndërtimin nesër do të bazohet në sisteme robotike që synojnë Industrinë 4.0.
“Konkurrentët e mi nga Italia, Gjermania, Polonia dhe SHBA po investojnë në vende si Kina, Vietnami dhe India për të përfituar nga fuqia punëtore e lirë. Edhe pse kjo duket si strategji e mirë, mbështetja vetëm në këtë faktor mund të krijojë rreziqe serioze. Ndërsa konkurrentët e mi shikojnë nga lindja, unë zgjodha të investoj në perëndim si një strategji afatgjatë", tha ai.
Në samit morën pjesë shumë biznesmenë të cilët patën mundësinë të zhvillojnë takime të ndërsjella. Në fund, Evke shpërndau mirënjohje për pjesëmarrësit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.